Bashkëlojtari i Endri Çekiçit shënon eurogol në Kupën e Turqisë

Skuadra e Pendikspor është duke fituar minimalisht 0:1 ndaj Antalyaspor në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë.
Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi turk, Umut Nayir në minutën e 32’të, shkruan Indeksonline
Nayir realizoi një eurogol me stilin “vollej” pas një asisti nga Ozgenc.
Kujtojmë që në këtë takim po luajnë dy lojtarë shqiptarë, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi./Indeksonline/