75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 23 Gusht 2024 / G T

Bashkëlojtari i Rashicës bëri asistin e javës në UEFA Europa League

Skuadra e Besiktasit barazoi 3:3 në një ndeshje tejet interesante ndaj Luganos e vlefshme për finalen e playoffit në UEFA Europa League.

Goli i dytë për ekipin turk u shënua nga Fernaneds në minutën e 52’të, shkruan Indeksonline

Vëmendja e këtij goli shkoi te asisti i Rafa Silvas, i cili me stil pasoi te bashkëlojtari i tij që shënoi një gol të bukur.

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe lojtari shqiptar, Uran Bislimi (Lugano), kurse në fushë ishin edhe dyshja: Milot Rashica dhe Ernest Muçi (Besiktas).

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Stamboll, ku përcakton të kualifikuarin në fazën finale të UEFA Europa League./Indeksonline/