75 Mall Live Search
20:18 / E Premte, 28 Prill 2023 / Gj. Sh

Bashkëlojtari i Rrahmanit thirret ushtar!

Futbollisti i Napolit, Kim Min-Jae, është thirrur nga Koreja e Jugut për ta kryer ushtrinë.

Kim po shkëlqen këtë sezon, ku ka krijuar edhe një dyshe të fortë në mbrojthe me futbollistin kosovar Amir Rrahmani, shkruan IndeksOnline.

Napoli po udhëheq bindshëm tabelen e Serie A, dhe prej kohësh kanë nisur përgatitjet për festën e titullit.

Por pas përfundimit të sezonit, Kim do të rikthehet në vendlindje për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Është detyrim në shtetin aziatik që çdo të ri të kryejë 21 muaj ushtri.

Por Kim Min-Jae do ti mbaj vetëm 21 ditë ushtri, pasi qeveria koreane ka vendosur ta favorizojë atë për medaljen e artë që e fitoi në Lojërat Aziatike 2018./IndeksOnline/