Bashkëlojtari i Shaqirit shënon gol të “çmendur”, i ndihmon era

Skuadra e Chicago Fire shënoi një fitore të madhe ndaj CF Montreal në MLS, ndeshje e vlefshme për javën e pestë.
Golin e fitores e shënoi Kellyn Acosta në sekonda te fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Acosta realizoi gol nga gjysmëfusha e tij, dhe krejt kjo fal erës që po fryente në stadium.
Kujtojmë që në këtë ndeshje pati minuta edhe për lojtarin shqiptar të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Shaqa luajti deri në minutën e 69’të për t’u zëvendësuar më pas me Koutsais./Indeksonline/