75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bashkëlojtari i thur lavde Lirim Kastratit, e quan djalë i erës

Mario Budimiri, sulmuesi i klubit kroat, NK Lokomotiva (Zagreb) ka lavdëruar tej mase reprezentuesin kosovar, Lirim Kastrati.

Kastrati luan në Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në ndeshjen e parë të stinorit pranveror realizoi dy gola për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Nga ana tjetër, sulmuesi veteran Mario Budimir tha se është e lehtë të asistosh, vetëm duhet të kërkosh Kastratin.

“Është e lehtë të asistosh, vetëm shiko ku është Kastrati, ti e dërgon topin në drejtim të tij dhe në 90 % të rasteve është gol. Askush nuk mund ta ndalojë atë, ai është djalë i vërtetë i erës” – ishin fjalët e Budimirit./Indeksonline/