75 Mall Live Search
09:39 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bashkëlojtari tregon nëse Eden Hazard do të kalojë në Real Madrid

Ylli i Chelseat, Eden Hazard është i lumtur në Londër dhe se nuk është duke synuar kalimin në Real Madrid.

Kështu të paktën thotë bashkëlojtari i tij te Chelsea dhe ish-anëtari i Atletico Madridit, Macos Alonso.

Hazard ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me një kalim në Real Madrid, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani Alonso është i bindur që Hazard është i lumtur në Londër.

Chelsea news Marcos Alonso Eden Hazard Real Madrid

”Nuk e shoh Hazardin të transferuar në Madrid”, tha Alonso për AS.

”Hazard është shumë i lumtur në Chelsea. Nuk e di nëse është interesuar dikush për të, por ai dhe familja e tij janë të lumtur në Chelsea”.

Hazard e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Premier League duke shënuar dy gola në katër ndeshjet e para nën urdhrat e Maurizio Sarrit./IndeksOnline/

Chelsea news Marcos Alonso Eden Hazard Real Madrid