75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

Bashkëlojtarit të Muriqit i hiqet shirti i kapitenit dhe pezullohet nga puna, shkaku i kritikave për trajnerin

Futbollisti, Dani Rodriguez nuk është më kapiten i Mallorca-s, pasi kjo e fundit e ka pezulluar lojtarin për komentet negative dhe kritikuese për trajnerin, Jagoba Arrasate.

Dani Rodriguez nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në humbjen 2:1 në La Liga, shkruan Indeksonline

Lojtari më pas dha kritika për trajnerin në rrjetet sociale.

“Më dhemb që një lojtar që sapo ka ardhur, me vetëm një seancë stërvitore, ka mundësinë të luajë përpara shokëve të ekipit që kanë kaluar vite duke mbrojtur këtë fanellë dhe drejrëitur dhe përkushtuar.

“Udhëtova me shpresë që fëmijët e mi ta shohin babanë e tyre duke luajtur në Bernabeu. Mos prisni kurrë asgjë nga askush, veçanërisht në ditët e sotit. Kur meritokracia, kultura dhe respekti për punën e palodhshme mungojnë dukshëm. Sakritikoni veten për ëndrrat e tuaja edhe nëse keni pengesa rrugëve”, ky ishte komenti i futbollistit

Pikërisht për këtë arsye, Mallorca e ka pezulluar lojtarin dhe ia ka hequr shirtin e kapitenit./Indeksonline/