75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Bashkëluftëtari viziton Veselin në Hagë: Liria jonë është burgu i tyre

Ish-Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arton Smajli, ka vizituar Kadri Veselin në Hagë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se së shpejti do të vijë dita kur koha jonë dhe liria e tyre do të jetësohen.

‘’Liria jonë është burgu i tyre, koha jonë është liria e tyre, do të vijë ajo ditë së shpejti kur koha jonë dhe liria e tyre do të jetësohen’’, ka shkruar ai.