Bashkëpunëtorët e Conte-s udhëtojnë drejt Londrës, e duan futbollistin e Chelseat

Mesfushori italian, Cesare Casadei është afër të largohet nga Blutë e Londrës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raporton gazetari italian, Di Marzio – në Londrë tashmë kanë udhëtuar njerëzit nga Napoli, shkruan Indeksonline
Antonio Conte e dëshiron mesfushorin e Chelseat, i cili nuk po merr minutazhin e duhur nga trajneri Enzo Maresca.

Por, Napoli tashmë duhet ta mposht rivalin nga Serie A, Torinon – pasi që është e para që tashmë ka dërguar një ofertë prej 10 milionë eurove për Casedai-n.
21-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Premier League, por në Conference League është i pazëvedësushëm dhe tashmë ka shkuar në pesë numri i paraqitjeve në këtë kompeticion.
Vlera e mesfushorit italian në sajtin “Transfermarkt” është plotë 10 milionë euro, por do shihet se cila skuadër do jetë përfituese, Torino apo Napoli./Indeksonline/
— Simon Phillips (@siphillipssport) January 8, 2025