75 Mall Live Search
16:25 / E Martë, 18 Mars 2025 / MSH

Bashkëpunimi ekonomik SHBA-Kosovë diskutohet në Ambasadën Amerikane

Sot në Ambasadën Amerikane ishte për vizitë drejtori menaxhues i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi.

Ibrahimi u prit nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, shkruan IndeksOnline.

Prattipati dhe Ibrahimi biseduan rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në portretin e përbashkët mes Ibrahimit dhe Prattipatit, të shpërndarë nga Ambasada Amerikane, thuhet:

“Forcimi i tregtisë, investimeve dhe angazhimit të diasporës mbeten kyçe për rritjen e qëndrueshme dhe përfitimin e përbashkët ekonomik”.