18:41 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

Bashkëpunimi i Beyoncé me Tiffany & Co. na thirri “të varfër” në të gjitha gjuhët e botës

Tiffany & Co. ka publikuar fushatën e re “Lose Yourself in Love” dhe imazhi është pikërisht Beyoncé. Qëllimi i fushatës është të rivendosë theksin te autenticiteti, dashuria dhe lidhja universale, por si e kuptojmë ne? Në të gjitha dimensionet dhe gjuhët e botës, na tha me zë të lartë se sa të varfër jemi dhe ndihemi.

Ndërkohë, Queen B, për një kohë shumë të gjatë ka qenë ambasadorja e markës dhe ndau me të gjithë një deklaratë ku tha se ishte e nderuar që vijon bashkëpunimin me Tiffany & Co., pasi zbulon edhe më shumë sa të bukura janë lidhjet tona, kur ne e dimë rëndësinë e dashurisë për veten.

Bashkëpunimi i Beyoncé me Tiffany & Co. na thirri “të

Këngëtarja e hitit “Break My Soul” duket mahnitëse me koleksionin e ri dhe prezantoi me shumë krenari modele ekskluzive si: “Tiffany T”, “Tiffany HardWear”, “Tiffany Knot” dhe prurjen e re, “Tiffany Lock”.

Bashkëpunimi i Beyoncé me Tiffany & Co. na thirri “të

Të gjitha njësoj mahnitëse, aq sa Beyoncé!

Bashkëpunimi i Beyoncé me Tiffany & Co. na thirri “të