75 Mall Live Search
18:18 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bashkëpunimi i dy yjeve, prek milionëshin e parë

Më 14 të këtij muaji, në kanalin ‘Youtube’ u lansua projekti muzikor ‘That’s Mine’ në mes Gashit dhe Ledri Vulës.

Ky është dueti i parë i dy reperëve të suksesshëm shqiptar.

Kjo këngë u prit jashtëzakonisht mirë nga audienca shqiptare, pasi që për pak ditë u klikua mbi një milion herë në Youtube, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, kjo këngë premierë u dha në festivalin Sunny Hill në Prishtinë, ndërsa videoklipi u realizua po ashtu në Kosovë./Indeksonline/