21:38 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Bashkëpunimi i madh po vjen – Elvana Gjata dhe Lyrical Son së shpejti me këngë të re

Pas një pauze këngëtarja, Elvana Gjata po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Në fund të muajit të kaluar publikoi projektin ‘Tavolina e Mërzise’, që u pëlqye shumë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Por tash Elvana po vjen me një projekt të ri. “Pa dashuri” do të quhet kënga e re e këngëtares që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Lyrical Son.

Këngëtarja shqiptare në Instagram ka publikuar një video nga spoti, ku ka paralajmëruar se së shpejti do të lansohet kënga e re.

Muajin e kaluar u publikua albumi ‘USA’, ku pjesë në shumicën e këngëve ishte reperi Lyrical Son./Indeksonline/ 

View this post on Instagram

“Pa dashuri” @2gisht_mjalte @lyricalson

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on