Bashkëpunimi mes Kosovës, Sllvenisë dhe Italisë, temë e diskutimit mes ambasadorit Valdet Sadiku me Bedri Sukën

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku ka pritur në takim anëtarin e Unionit Global të bizneseve shqiptare në botë, Bedri Suka.
Në këtë takim, është diskutuar për mundësinë e bashkupunimit mes Kosovës, Sllovenisë dhe Italisë, me fokus në zgjerimin e rrjetit të bizneseve në këtë rajon.
“Besoj fort se ky është vetëm hapi i parë drejt projekteve të mëdha dhe bashkëpunimeve të suksesshme”, ka shkruar Suka.