75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 30 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Bashkëpunimi Noizy x Elvana Gjata: Në një moment, dëgjohet edhe zëri i Luizit

“My all” – kënga e Noizy-t dhe Elvana Gjatës – me siguri i ka lumturuar shumë adoleshentët e viteve 2000, të cilët asokohe nuk e mendonin se Elvana dhe Noizy mund të bashkëpunonin. Ndërsa zëri i Luizit në një moment, me gjasë, ka lumturuar komunitetin e TikTok-ut dhe fansat e Luizit.

Noizy publikoi profilin e Luizit në Instagram (i cili ka shkaktuar goxha debat) duke shkruar: “Instagrami zyrtar i çapaçules. Follow të gjithë se kemi një surprizë për të gjithë ju.”

Bashkëpunimi Noizy x Elvana Gjata: Në një moment, dëgjohet

Reperi publikoi linkun e këngës “My all” dhe pasi e dëgjuan me vëmendje, njerëzit vunë re se në minutën 2:19 dëgjohet Luizi duke thënë “Noizy”.

Bashkëpunimi Noizy x Elvana Gjata: Në një moment, dëgjohet

Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, Luizi ka shprehur vlerësimin që ka për Noizy-n si artist dhe ka thënë më shaka se dëshiron të bëjë një këngë me Noizy-n, këngë për të cilën nuk ka asnjë pretendim, mjafton që në një moment të thotë thjesht “Noizy” dhe Noizy t’ia kthejë duke thënë “çapaçule”. Zëri në këngën “My all” është shkëputur nga ky moment.

Pa dalë nga shtëpia, dëshira iu realizua. Luiz, mendo diçka tjetër tani.