75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 03 Prill 2025 / G T

Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi në EURO U21, Ceferin nga Beogradi: S’ka kufij në futboll!

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA-ja është duke mbajtur kongresin e 49-të në qytetin e Beogradit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin, tha disa fjalë edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë për EURO U21 për vitin 2027, shkruan Indeksonline

Ceferin këtë gjë e sheh si tejet pozitive, duke potencuar disa herë që futbolli europian nuk ka kufij.

“Ne e shikojmë një turne si EURO U21, i organizuar bashkërisht nga Shqipëria dhe Serbia, si një shembull i shkëlqyer: për të na kujtuar se nuk ka kufij të vërtetë në futbollin europian”.

“Futbolli është më shumë se një sport: ai është një pasqyrë dhe një model i shoqërisë. Ai flet një gjuhë universale që shkon përtej kufijve, bashkon komunitetet dhe frymëzon ëndrrat”, u shpreh Ceferin

Kujtojmë që UEFA është duke mbajtur kongresin e 49-të pikërisht në qytetin serb, Beograd, ku të pranishëm janë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë./Indeksonline/