75 Mall Live Search
11:46 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Bashkëshorti e përzuri gruan dhe fëmijët, pastaj ia vë flakën shtëpisë!

Një femër nga Suhareka ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia

së bashku  me fëmijët nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

 I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rastë ishte  djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar dhe shuar. Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.