21:00 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Bashkëshorti i Kourtney Kardashian përfundon me urgjencë në spital

Partneri i Kourtney Kardashian, Travis Barker është shtruar me urgjencë në spital. Vajza e bateristit Alabama i kërkoi ndjekësve  në Instagram të luten për babain e saj. “Ju lutem dërgoni lutjet tuaja”, shkruante ajo.

Gjithashtu edhe Barker shkroi në Twitter, “Zot më ruaj”.

Sipas raportimeve bateristi vuan nga nevralgjia trigeminale, një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës.

Këtë e ka pranuar dhe vetë Barker gjatë një interviste ku tregoi: “Kam Neurolgjinë Trigeminale. A keni dëgjuar për të? Është më e keqja. Quhet sëmundja e vetëvrasjes.”

Pak ditë pas dasmës, bashkëshorti i Kourtney Kardashian përfundon me urgjencë në spital