75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bashkëshorti i Vjosës ka një lutje: Raportojeni në Facebook këtë faqe fake!

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka kërkuar nga të gjithë që të raportojnë një faqe ‘fake’ të gruas së tij.

“Vjosa Osmani është shpëtimi i Kosovës, por këtë qëllim nuk e ka profili i cili po qarkullon në Facebook. Ky profil i rrejshëm përpos që bëhet ‘sponsor’ me qëllime kriminale ka gjithashtu për qëllim t’i përvetësojë të dhënat tuaja personale.

Ju lus që mos ta pëlqeni ose t’i jepni çfarëdo të dhëne personale. Njëkohësisht, ju lus ta Raportoni në Facebook si faqe të rrejshme”, ka shkruar ai. /Indeksonline/