15:58 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bashkëshorti miliarder te “miqtë”, ja si po kalon ai në vendlindjen e Emina Cunmulajt

Emina Cunmulaj është njëra nga modelet më të njohura në botë, e si rrjedhojë jeton edhe një jetë shumë luksoze në krahët e bashkëshortit miliarder.

Së fundi, ajo ka publikuar një imazh ku shihet bashkë me bashkëshortin Sam teksa po bënin një shëtitje me bark në Mal të Zi.

Kjo është hera e dytë që Sam viziton vendlindjen e Eminës dhe në videot e publikuara, ai duket se po kalon shumë mirë te “miqtë”.

Këta të fundit e kanë gostitur edhe me ushqime tradicionale dhe më të mira të zonës.

Ndryshe, sot çifti bashkë me familjarët e Eminës kanë lundruar me barkë drejtë Shkodrës./Indeksonline/