Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inauguruese të Kuvendit të Prishtinës
Ka filluar seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës.
Seanca po drejtohet nga asambleistja më e moshuar në kryeqytet, Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e të ndjerit Adem Mikullovci.
Lumnija është asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe ka 73 vite jetë./Indeksonline/

