75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bashkëshortja e Adem Mikullovcit, tregon se kur do bëhet varrimi i aktorit të ndjerë

Lumnije Mikullovci, ka treguar se kur do bëhet varrimi i aktorit të ndjerë, Adem Mikullovci.

Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se varrimi do bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan- Arbëri me ikindi në orën 16:00.

Ndërsa tha se pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është vendosur fotografia ku mund të bëhen homazhet.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar,

Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci, do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan-Arbëri me ikindi në orën 16:00.

Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen homazhe nga ora 10:00!