14:24 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bashkëshortja e futbollistit të njohur me veshje të dizenjatores Lia Stublla

Puna unike dhe veshjet me stil të krijuara nga duart e dizenjatores kosovare, Lia Stublla kanë depërtuar edhe përteje kufijve shqiptarë.

Në mesin e shumë emrave të njohur që tashmë janë veshur me fustanet e Lia Stubllës, së fundi kësaj liste i është shtuar edhe një tjetër femër e suksesshme, shkruan Indeksonline.

Është bashkëshortja e futbollistit të njohur spanjoll, David de Gea,  Edurne García Almagro që ka përzgjedhur veshjet e kreatores shqiptare.

Ajo zgjodhi që të parakaloj në tapetin e kuq të eventit prestigjioz ‘LOS40 Music Awards’ të mbajtur mbrëmë në Madrid  pikërisht me fustanin e krijuar nga Lia Stublla.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur spanjolle shkëlqeu në fustanin tërë glamur të Lia Stubllës.

Një fustan të Lia Stubllës ka zgjedhur të vesh edhe aktorja e njohur Leah Remini që luan përkrah këngëtares, Jennifer Lopez.

Në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, aktorja dukej elegante në eventin ‘Child USA’./Indeksonline/