23:00 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey po trajtohet nga një terapist, ka probleme me shëndetin mendor

Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Biber po trajtohet nga një terapist mendor pas popullaritet që mori pas lidhjes së dashurisë me këngëtarin.

Pas konsultave ajo rezultoi me bullizëm ndaj saj në rrjete sociale.

Hailey ka treguar në një intervistë për “Going for Goal” se këto komente i kanë prekur edhe shëndetin mendor.

Modelja ka qenë aq e prekur nga situata dhe bullizmi në rrjet, saqë është detyruar të vizitojë një terapist për ta kaluar këtë gjendje.

“Mënyra se si jam përballur me energjinë negative. Kam folur shumë me një terapist. Unë po ashtu jam e martuar me dikë që ka përjetuar të tilla emocione, në ekstremitet, në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Hailey.