75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Bashkëshortja e Justin Bieber iu përgjigjet komenteve negative për sëmundjen e këngëtarit

Justin Bieber  zbuloi të mërkurën (8 Janar) se ai është diagnostikuar me sëmundje Lyme, një sëmundje inflamatore që ka të bëjë me dhimbje në nyejt e tyre dhe në sistemin nervor.

Njoftimi u prit me shumë komente urryese të cilët pretendojnë se pasi infeksioni është i shërueshëm kur kapet në fazat e hershme, Bieber po bën një bujë të madhe nga asgjëja. 

Ndërsa vetë Justin nuk iu përgjigj këtyre komenteve, por gruaja e tij Hailey Baldwin nuk i lejoj kritikët e mediave sociale të flisnin për dashurinë e saj në atë mënyrë.  

“Për ata që janë duke u përpjekur të minimizojnë ashpërsinë e sëmundjes Lyme. Ju lutemi bëni studimin tuaj dhe dëgjoni tregimet e njerëzve që kanë vuajtur me të për vite të tëra. Të talleni për një sëmundje që nuk e kuptoni nuk është mënyra e duhur, gjithçka që duhet është edukimi i vetvetes.”, ka shkruar bashkëshortja e Bieber.

Ajo pastaj në një tjetër shkrim falënderoj Gigin dhe Bella Hadid, si dhe nënën e tyre Yolanda, e cila vuan prej vitesh me sëmundjen Lyme.

“Për të gjithë kthjelltësinë dhe informacionin e tyre mbi sëmundjen Lyme dhe për ndihmën në përgjigjen e pyetjeve të mia se si do të duhet të veprohet dhe simptomave”, përfundoj ajo./Indeksonline/