18:40 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bashkëshortja e Kadri Veselit rrëmben vëmendjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shfaqet me shumë stil

Sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë po zhvillohet ndeshja miqësore në mes të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Gjibraltarit.

Në ndeshje përveç një numri të madh të shikuesve që kanë mbushur stadiumin, nga afër për t’i përcjellur djemtë e kombëtares kanë ardhur edhe liderët politik, shkruan Indeksonline.

Në mesin e tyre edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta.

Violeta Veseli as këtë herë nuk kalojë pa vëmendje, në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline ajo shihet si çdo herë unike dhe me një veshje me shumë stil.

E njohur për dukej e saj, bashkëshortja e Veselit dukej e mahnitshme dhe tërë shkëlqim edhe këtë herë.

Ndryshe, kombëtarja e Kosovës të hënën zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Malit të Zi./Indeksonline/