14:40 / E Martë, 05 Nëntor 2019

Bashkëshortja e Lutfi Hazirit si “çikë e re”, fotoja e fundit iu lë pa tekst

Bashkëshortja e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri, Myrvetja është një femër mjaft elegante.

E njohur ndryshe edhe me emrin, Mika ajo është goxha aktive në rrjetet sociale ku edhe ndan fotografi të ndryshme me ndjekësit në Instagram, shkruan Indeksonline.

Edhe në një foto që ka hedhur së fundi ajo mahniti me pamjen teksa lirisht mund të thuhet se u bën konkurrencë edhe vajzave të saj.

Me flokë të gjata ngjyrë të zezë, këmishë të bardhë dhe grim të theksuar ajo dukej në top formë.

Ndryshe, Myrvetja dhe Lutfiu janë prindër të tri vajzave dhe një djali./Indeksonline/