20:02 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Bashkësia e Hebreje në Kosovë sot kishte festë (Foto)

Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova sot festoi Festivalin e Purimit.

Festivali I Purimit festohet cdo vit ne muajin Adar sipas kalendarit Hebraik,ky festival përkujton shpëtimin e popullit Hebre në Persin e lashtë nga një komplot I Hamanit i cili kishte për qëllim shkatërrimin dhe asgjësimin e gjithë hebrenjve të ri e të moshuar,gra e fëmijë në një ditë të vetme Ritet që duhet të praktikohen gjatë festës janë,

  1. Leximi I librit “Megilla” libër ky I cili përshkruan jetën e Esterit dhe historinë e mrekullisë së Purimit.
  2. Të bësh lëmosh apo ndonjë dhuratë të vogël familjeve të varfëra.
  3. Të dërgosh dhurata shokëve apo edhe ushqim që të festoni së bashku në harmoni.
  4. Po ashut sipas një tradite të vjeter të vegjëlit vishen çuditësh në mënyrë qesharake që festa të sjellë sa më shumë pozitivitet