75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Bashkësia hebreje Bet Izrael Kosova, feston sot Festivalin e Purimit

Sot më 09.03.2020 Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova feston Festivalin e Purimit.

Festivali i Purimit festohet çdo vit në muajin Adar sipas kalendarit hebraik, ky festival përkujton shpëtimin e popullit hebre në Persinë e lashtë nga një komplot i Hamanit, i cili kishte për qëllim shkatërrimin dhe asgjësimin e gjithë hebrenjve të rinj e të moshuar, gra e fëmijë në një ditë të vetme

Ritet që duhet të praktikohën gjatë festës jane,
1.Leximi i librit “Megilla” libër i cili përshkruan jetën e Esterit dhe historinë e mrekullisë së Purimit.
2.Të bësh lëmoshë apo ndonjë dhuratë të vogël familjeve të varfra.
3.Të dërgosh dhurata shokëve apo edhe ushqim që të festoni së bashku në harmoni.

4.Po ashtu sipas një tradite të vjeter të vegjlit vishen çuditshë në mënyrë qesharake që festa të sjellë sa më shumë pozitivitet.