75 Mall Live Search
12:52 / E Diele, 11 Prill 2021 / OSH

Bashkësia Islame e Kosovës vjen me një njoftim për muajin e Ramazanit

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi ka thënë se agjërimi i Ramazanit fillon me 13 prill.

Me anë të këtij postimi, ata kanë uruar besimtarët mysliman për fillimin e Muajit të Madhëruar, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i BIK-ut:

Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021.

Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!