75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Bashkësia Islame e Podujevës konferencë me temë: “Adhurimi midis shpirtërores dhe simbolikës”

Në organizim të Bashkësisë Islame të Podujevës, sot u mbajt konferenca me temë: “ Adhurimi midis shpirtërores dhe simbolikës!.

Në këtë konferencë morën pjesë imamët e Podujevës dhe studentë të mësimeve Islame të kësaj komune.

Fjalë përshëndetëse mbajti Kryetari i Këshillit  Mensur Hoti, si dhe Kryeimami Bekim Jashari.

Kurse panelistë në këtë konferencë ishte imami Idriz Mehmeti, i cili në fjalën e tij tha se Bashkësia Islame e komunës së Podujevës duhet të vazhdojnë fuqishëm predikimin shpirtëror të Islamit, i cili është edhe esencë e thirrjes Hyjnore.

Imami Mehmeti po ashtu theksoi se simbolikat në emër të Islamit pa shpirtëroren i kanë sjell dëm kuptimit real të besimit Islam dhe vlerave të mesatares që janë pjesë e adhurimit.

Në fund të kësaj konference imamët Kreshnik Abdullahu dhe Xhevat Maqastena i kënduan ditës së 17 Shkurtit datës së pavarësisë së Kosovës.