11:14 / E Martë, 18 Maj 2021 / A. M.

Bashkësia Islame: I arrestuari për dhunim nuk është hoxhë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Fushë-Kosovë ka reaguar pas lajmit se një hoxhë ka dhunuar një 21-vjeçare në Fushë-Kosovë

Në reagimin e BI-së në Fushë Kosovë thuhet se i dyshuari nuk është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nuk është fare hoxhë.

“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në reagim.