75 Mall Live Search
07:18 / E Martë, 20 Korrik 2021 / OSH

Bashkësia Islame për Kurban Bajramit organizon pritje paradite

Bashkësia Islame e Kosovës si për çdo festë fetare, edhe për këtë të Kurban Bajramit do të organizojë pritje për urime.

Pritja tradicionale do të nisë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në 12:00.

Në krye të pritjes do të jetë Myftiu Naim Tërnava. Për urime në BIK rëndomë shkojnë përfaqësues fetarë të besimeve tjera në vend dhe përfaqësues shtetërorë e partiakë.