75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / B O

Bashkëthemeluesi i talebanëve arrin në Afganistan, pritet me brohoritje

Pas 20 vitesh emigrim bashkëthemeluesi i talebanëve ka mbërritur në Afganistan. Bëhet fjalë për Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili ishte në mesin e disa anëtarëve të udhëheqjes së lartë të talebanëve që u kthyen në Afganistan të martën.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet teksa ai zbret në aeroportin Kandahar. Sikurse shfaqet në video ai pritet me brohorima nga vendasit në drejtim të autokolonës së tij.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë Mullah Abdul Ghani Baradar duke u kthyer teksa pritet si hero të martën pas 20 vitesh mërgim.

Pasi forcat u futën në Kabul të dielën, kreu i zyrës politike të talebanëve, tani pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit.

53-vjeçari kishte qenë nënkryetar nën ish-shefin Mullah Mohammed Omar, mbështetja e të cilit për udhëheqësin e Al-Kaedës Osama bin Laden çoi në pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Baradar mbërriti në Provincën Kandahar të martën, vetëm disa ditë pasi talibanët morën kontrollin e vendit.