Bashkim Ajdini ende po e pret ftesën e Kombëtares së Kosovës

Bashkim Ajdini “Renneke” para dy dite është rikthyer në formacion te skuadra e Vfl Osnabruck – pas lëndimit një mujor.
Ajdini po kalon në një formë të shkëlqyer në Bundesliga 2. IndeksOnline ka kontaktuar me agjentin e Ajdinit, Driton Ajdini, dhe ka biseduar rreth së ardhmës së lojtarit.
Futbollisti shqiptar do ta mbyllë sezonin në Osnabruck edhe pse pati oferta nga klubet e ndryshme gjatë miniafatit të janarit.

Po ashtu agjenti i Bashkimit tregoi se lojtari ende s’ka pasur asnjë bisedë me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Ende s’kemi pasur bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka thënë Driton Ajdini, agjenti i futbollistit.
Mbrojtësi anësor, 28-vjeçar gjatë këtij sezoni ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Kujtojmë se karrierën futbollisti shqiptar e nisi në Bielefeld, për të vazhduar më pas në klubin, Sonnenhof-Gr dhe tani në Osnabruck./IndeksOnline/