75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Bashkim Saiti, 24 vjeçari nga Mitrovica që çmendi audiencën e “Për’puthen”

“Për’puthen” të hënën ka nisur sezonin e tretë.

Janë prezantuar shumica e konkurrentëve, ku në mesin e tyre është edhe një djalë nga Kosova, shkruan Indeksonline.

Bashkim Saiti vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey.

Menjëherë pas hyrjes në program, ai arriti të grumbullojë mbi 9 mijë ndjekës në Instagram.

Kosovari qysh në punatatën e parë pas prezantimit të protagonistëve u zgjodh nga Mikela në mënyrë që të njihen sa më shumë për të kuptuar se a kanë ndonjë simpati për njëri-tjetrin.

Është pamja e jashtme ajo me të cilin arriti t’i ‘çmend’ vajzat e këtij program.

Se a do ta gjej ‘shpirtin binjak’ mbetet të kuptohet puntatave në vazhdim./Indeksonline/