Bashkimi e mposht Trepçën në “Minatori”
Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosvoës, pasi mposhti Trepçën në “Minatori”.
Skuadra nga Prizreni fitoi me rezultatin 79:93, duke e vazhduar serinë e tri fitoreve radhazi, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë i Bashkimit ishte Cousins me 18 pikë, shtatë kërcime dhe një asist.
Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Brown me 19 pikë, 13 kërcime dhe një asist./Indeksonline/

