Bashkimi Evropian ia “ngrehë” veshin Serbisë: Mos e mohoni gjenocidin në Srebrenic
Pranimi i gjenocidit në Srebrenic nga Serbia do të jetë një hap i rëndësishëm për ta në kuadër të rrugës së saj evropiane.
Zyrtarët serb vazhdojnë të mohojnë se ajo që ka ndodhur në Srebrenic gjatë vite te 1992-1995 nuk ka qenë gjenocid. E fundit që e ka mohuar këtë ka qenë kryeministrja serbe Ana Brnabic. Ajo në ‘Deutsche Welle” ka thënë: “Një krim i shëmtuar, ishte krim lufte por nuk mendojë që ishte gjenocid.”, transmeton Indeksonline.
Raporti i komisionit Evropian për Serbinë në Parlamentin Evropian që u dha gjatë ditës së sotme tha se ndjenë keqardhje se disa zyrtarë serb vazhdojnë të mohojnë atë që ka ndodhur në Srebrenic.
Po ashtu në raport u theksua se pranimi i gjenocidit nga ana serbe është hap fundamental për të ardhmen evropiane të Serbisë. /Indeksonline/