75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Bashkimi Evropian ndanë miliona euro për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën

Kosova, por edhe thuajse gjithë bota po përballen me virusin COVID-19.

E gjithë kjo sfidë është mjaftë vështirë e kalueshme, duke marrë parasysh numrin e të infektuarve që është rritur mjaftë shumë.

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhely ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka ndarë mjete financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se sot u ka shkruar të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën, në mënyrë që t’ua konfirmojë mbështetjen e BE-së në luftën kundër koronvirusit, transmeton Indeksonline.

Varhely shtoi se janë ndarë menjëherë 38 milionë euro për sektorët e shëndetësisë, ndërkohë ka paralajmëruar rialokim të 373 milionë eurove të tjera për rimëkëmbjen sociale e ekonomike të rajonit./Indeksonline/