Bashkimi Evropian pranon zyrtarisht Kroacinë në eurozonë

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht Kroacinë që të bëhet anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët te euro-s.Duke filluar nga 2023 Kroacia do të përdorë monedhën e euros, raporton Reuters.
Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha se pranimi i Kroacisë konfirmoi se euro mbetet një “monedhë globale tërheqëse, elastike dhe e suksesshme” dhe një simbol i forcës dhe unitetit.Ministri çek i Financave, Zbyněk Stanjura, tha se miratimi i përdorimit të euros është një vendim i përgjegjshëm politik, duke nënvizuar se “Kroacia ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret ekonomike të kërkuara”.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se përdorimi i euros do të sjellë përfitime ekonomike për Kroacionë.“Do të ndihmojë në statbilizimin e normave të interesit, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë për individët dhe kompanitë të marrin hua, si dhe do të sjellë ndikim pozitiv në rritjen e saj falë integrimit të plotë në tregun evropian”, tha zoti Dombrovskis.
Kroacia bëhet anëtarja e njëzetë e eurozonës.Vendi i fundit i Bashkimit Evropian që iu bashkua eurozonës ishte Lituania në vitin 2015. Ministri kroat i Financave, Zdravko Mariç, tha se vendi i tij mezi pret të ndihmojë “në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros”.
“Do të shohim se si do të ecin gjërat. Mezi presim të bëhemi vendi i njëzet anëtar i eurozonës dhe kësisoj të japim kontributin tonë në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros si dhe fuqisë së përgjithshme të valutës së dytë më të madhe në botë”, tha ai
.Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, adoptimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet e thella financiare ndërmjet anëtarëve të bllokut të monedhës, si dhe nga autoriteti monetar i Bankës Qendrore Evropiane.
Një efekt më i prekshëm është fakti se asnjë nga 340 milionë banorët aktualë të zonës euro që vizitojnë Kroacinë, nuk do të kenë më nevojë të shkëmbejnë paratë e tyre.Hyrja në eurozonë ka edhe shpërblime politike, meqë monedha e përbashkët është projekti më ambicioz i Evropës për të integruar shtetet, duke u dhënë atyre një vend në tryezat kryesore vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.Monedha kombëtare që Kroacia do të braktisë quhet kuna.