Bashkimi fiton derbin ndaj rivaleve të vjetër Prishtinës

Bashkimi ka marr fitore të rëndësishme ndaj rivaleve të vjetër, KB Prishtinës, ndë ndeshjen e javës së 27-të të Superligës së Basketbollit.
Skuadra prizrenase arriti të mposht bardhekaltërit në ”Pallatin e Rinisë” me rezultat 80-88, shkruan IndeksOnline.
Wendell Green i Bashkimit ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 27 pikë të shënuara, ndërsa te Prishtina u dallua Rasid Mahalbasic, me 18 pikë.
Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i sezonit të rregullt, skuadra prizrenase është lidere e tabelës me 19 fitore e 8 humbje, derisa Sigal Prishtina renditet e treta, me 16 fitore e 11 hmbje.
Me këtë fitore, Bashkimi ka siguruar edhe pjesmarrjen direkt në gjysëmfinale të play-offit, së bashku me Trepçën./IndeksOnline/