75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / Gj Sh

Bashkimi fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Bashkimi ka realizuar fitore si mysafir ndaj Vëllaznimit me rezultat 72-81, në një ndeshje që kishte ndërprerje të përkohshme pas përfundimit të çerekut të dytë.

Në aspektin e lojës, Bashkimi tregoi menaxhim më të mirë të posedimeve dhe shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit, duke realizuar 22 pikë nga topat e humbur, si dhe 42 pikë në zonë. Vëllaznimi qëndroi afër në periudha të caktuara, por Bashkimi ruajti avantazhin dhe e konfirmoi fitoren në minutat e fundit.

Te Bashkimi, më efikasi ishte D. Lake me 19 pikë (8/9 nga loja) dhe 8 kërcime, ndërsa S. Shorter kontribuoi me 17 pikë dhe 5 asistime. M. Armstead shtoi 13 pikë (3 treshe) dhe 4 asistime, ndërsa I. Cousins regjistroi 12 pikë, 8 kërcime dhe 2 bllokada.

Te Vëllaznimi, më i dalluari ishte A. Gordon me 21 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa J. Hellems shënoi 16 pikë. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Y. Anei me 14 pikë.

Në statistikat ekipore, Bashkimi përfundoi me 31/62 nga loja dhe 7/21 për tri pikë, derisa Vëllaznimi realizoi 28/60 nga loja dhe 6/23 nga distanca.