Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën
Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën e Kosovës.
Ata mposhtën Sigal Prishtinën, me rezultat të thellë 84-63, në “Sezai Surroi”.
Më të mirët ishin dyshja e Bashkimit, Shannon Shorter dhe Ike Nwamu, të cilët shënuan nga 24 dhe 21 pikë respektivisht.
Bashkimi, me këtë fitore mbetet në pozitën e 2-të me 30 pikë, 4 më shumë se Sigal Prishtina në pozitën e 4-të./IndeksOnline/

