Bashkimi i fortë për Prishtinën, e mposht në kryeqytet

Skuadra e KB Bashkimit ka shënuar fitore ndaj Prishtinës në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizerenasit fituan me shifrat 73:83 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Indeksonline
Më i miri basketbollist në këtë ndeshje ishte Mack Smith me 18 pikë të shënuara, pesë kërcime dhe shtatë asistime.
Për Prishtinën më i miri ishte Rashard Williams me 15 pikë të realizuara./Indeksonline/
