“Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj, po përmbyll punët

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se sot është mbyllur asfaltimi i shtresës së dytë tek Rrethi i Madh në këtë qytet.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Bashkimi..” që po ndodh çdo ditë..
Ditë pas dite, “Bashkimi i Qytetit” po përmbyll punët, për t’i dhënë ferizajasve, qarkullimin e lirë, infrastrukturën moderne e shpejtësinë e komunikimit mes zonash të qytetit.
Sot, u mbyll asfaltimi i shtresës së dytë tek Rrethi i Madh, afër ish Shtëpisë së Pensionistëve, pasi ndërtuam parkun e ri siç u patëm zotuar dhe vendosëm ndriçimin publik për ta nxjerrë nga errësira shumëvjeçare e paperspektivë, atë zonë deri dje.
Urime ferizajas!



