75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 28 Maj 2021 / A. M.

“Bashkimi i Qytetit” po ndodh në Ferizaj, Agim Aliu publikon fotot mahnitëse!

Qyteti i Ferizajt po merr një pamje të re.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka publikuar fotografi të bahskimit të qytetit.

“Bashkimi i qytetit po ndodhë”, nënkalimi tek Plus Marketi u përurua sot.

“Sot, përuruam nënkalimin tek Plus Marketi, për t’i dhënë Ferizajt dhe ferizajasve edhe një vepër kapitale të infrastrukturës rrugore, nyjë që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe realizimit, punuar me dashuri e përkushtim për Ferizajn e ferizajasit.

Punët e kryera në nënkalimin që lidh rrugët “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Besim Rexhepi” dhe “Liman Rekaj” tek Plus Marketi, flasin me gjuhën e guximit politik për të ndërmarr projekte të tilla në zemër të qytetit, flasin me gjuhën e cilësisë e standardeve më të larta, flasin me gjuhën e së bukurës dhe funksionalitetit, flasin me gjuhën e sigurisë e lehtësisë së qarkullimit të qytetarëve. Nga sot, ferizajasit mund ta shijojnë këtë vepër.

Ta gëzojnë të gjithë ferizajasit!”, ka shkruar ai. /Indeksonline/