Bashkimi kalon lehtësisht në gjysmëfinale

Bashkimi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll.
Skuadra nga Prizreni mposhti Feronikelin me rezultat 90-76, shkruan Indeksonline.
Bashkimi në rundin tjetër do të luaj me fituesin e ndeshjes Prishtina – Ylli që zhvillohet sonte.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Besës dhe Rahovecit. /IndeksOnline/