Bashkimi kap dorën e Alvisës, e lënë të dy “Për’Puthen”

Dyshja më e dashur për audiencën e “Për’Puthen”, Bashkimi dhe Alvisa, e kanë lënë mbrëmë programin, pasi kanë vendosur të vazhdojnë të njihen më shumë me njëri-tjetrin jashtë kamerave.
Çifti ka shprehur pëlqim haptazi për njëri-tjetrin dhe kimia mes tyre ishte vënë re që në takimin e parë.
Mbrëmë në Prime të emisionit, u zbulua se Bashkimi i kishte propozuar Alvisës të dalin nga emisioni për tu njoftuar më shumë jashtë dhe ajo kishte pranuar.
Ky vendim i dyshes patjetër që u përshendet nga të gjithë konkurrentët aty, sidomos nga mdoeratorja Bora Zemani.
Të dy bashkë, vallëzuan për herë të fundit në studion e emisionit, për të vazhduar rrugëtimin e tyre jashtë shout./Indeksonline/