“Bashkimi kombëtar”, fushata nga Albini dhe Ramushi!

Bashkimi i Republikës së Kosovës me Shqipërinë është rikthyer në fjalorin e politikanëve kosovarë, gjatë fushatës zgjedhore.
Ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të partisë, në prezantim të programit, përmendin bashkimin me Shqipërinë.
“…një e ardhme, e cila na afron drejt integrimit dhe bashkimit me Shqipërinë e drejt Bashkimit Evropian dhe atij evroatlantik”, u shpreh ai.
Ndërsa, temën e bashkimit e përmendi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas tij, evropianët po i bëjnë padrejtësi të mëdha vendit tonë.
“…atëherë do të votojë bashkim me Shqipërinë”, u shpreh ai, gjatë prezantimit të programit të AAK-së.
Indeksonline ju sjell një videopërmbledhje: