Bashkimi kombëtar, integrimi në BE/ Musliu-Shoshi: Kush e pengoi Kurtin t’i realizojë premtimet e veta?
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur pyetje rreth pengesave që Albin Kurti ka hasur në realizimin e premtimeve të tij.
Duke përsëritur premtimet e tij, si bashkimi kombëtar, autostradat, ndërtimi i çerdheve, integrimi në Bashkim Evropian, zbardhja e rastit të Astrit Deharit dhe banesat për çifte, Musliu-Shoshi ndau një pjesë të një interviste të saj, ku thotë se opozita nuk e pengoi Kurtin.
“Prej vitit 2019 e deri sot në vitin 2025, opozita nuk e ka pengu në asnjë proces të zhvillimit të këtij vendi. Opozita është opozitë për vet faktin që nuk i ka numrat. Zoti Kurti i ka pasë numrat. Cila është arsyeja që gjithmonë provojnë që shteti të jetë dhe të funksionojë vetëm në krizë?
Jam e bindur dhe du me besu, që qytetari i Kosovës, me datë 28 dhjetor do t’u tregojë saktë se ku e kanë vendin” u shpreh Musliu-Shoshi.
Ky është postimi i saj:

